Loading…
Rasti i Gent Cakaj, shpalos averzionin ndërshqiptarë dhe provincialzmin
  • 12/01/2019 | 19:47

...

Gazetari dhe opinionisti Dritan Dragusha ka thënë se loja me mosdekretimin e Gent Cakajt në pozitën e Ministrit të Jashtëm në Shqipëri, shpërfaq averzionin që kemi për njëri-tjetrin, mendimin provincialist, transmeton Gazeta Metro.


Dritan Dragusha konsideron se bashkimin kombëtar e kemi vetëm sa për të fituar pushtet dhe se provincializmi i theksuar në të gjitha stratifikimet shtetërore do të duhej të na bënte të rimendojmë pozicionin për njëri-tjetrin.

”Rasti i problematikës rreth mosdekretimit të Gent Cakaj në pozitën e kryediplomatit të Republikës së Shqipërisë e shpërfaqë më së miri averzionin që kemi në raport me njëri-tjetrin. Nga ky rast del se bashkimin kombëtar e kemi vetëm sa për ta ruajtur, forcuar ose fituar pushtet. Provincializmi i theksuar në te gjitha stratifikimet shoqërore në rastin e Gentit do duhej të na bënte ta rimendojmë pozicionin karshi njëri-tjetrit.

Dragusha tha se nëse zbërthejmë këtë averzion ndaj pozitës së Cakajt në pozitën e ministrit të Jashtëm që na shitet si ruajtje e rendit normativ dhe moral, na del se thjesht është një kamuflim i egos dhe narcizoizmit, duke shtuar se Cakaj edhe mund të mos ushtrojë këtë pozitë, por nuk mund ta fshehim mosdashurinë për njëri-tjetrin.

”Nese e zbërthejmë këtë averzion ndaj pozicionimit të Cakajt në pozitën e ministrit, e që në përceptim na shitet si një kinse ruajtje e rendit normativ dhe moral shtetëror e kombëtar, thjesht është vetëm një kamuflim i egos dhe narcizoizmit. Gent Cakaj edhe mund mos të lejohet të ushtrojë këtë pozitë, por nuk mund më ta fshehim mosdashninë që kemi ndaj njëri-tjetrit.

Ai tha se ne në Kosovë, Shqipërinë e duam për të dominuar kosovarin e në Shqipëri Kosovën e duan për të fituar pushtet dhe se patriotizmi jonë ndaj kombëtarizmes është vetëm një shtirje. Ai tha se pa dalur nga kjo mendësi provincialiste nuk mund të kemi komunikim normal me njëri-tjetrin. Për fund, ai tha se prandaj duhet të punojmë fort, sidomos tani kur na presin procese të mëdha, që të forcohemi si shoqëri në funksion të mirëqenies qoftë në rrafshin intelektual e pastaj në një të ardhme të afërt do të mund të debatonim për ripozicionime brenda konstruktit shqiptar.

Ne në Kosovë Shqipërinë e duam për ta dominuar kosovarin, në Shqipëri Kosovën e duan që të forcojnë pushtetin karshi qytetarit atje. Patriotizmi ynë ndaj kombëtarizmës nuk është asgjë më shumë se sa një shtihim i llojit të vet. Kredencialet në këtë pikë merren me një lehtësi te padurueshme si ofiçe personale, thua ti se çështja kombëtare është tashëgimi familjare. Pra, pa dalë nga ky qark i mendësisë provincialiste ne nuk do të mund të kemi një komunikim normal rreth/për njëri-tjetrit. Andaj, përderisa operojmë me këso bindje feudale, duhet t’i rikthehemi vetës, të punojmë fort, sidomos në këtë periudhë ku na presin procese mjaft të mëdha dhe të rënda për të dy republikat, të forcohemi edhe si shoqëri, qoftë në rrafshin e mirëqenies, qoftë në rrafshin intelektual dhe tek pastaj në një të ardhme të afërme (ndoshta diku kah viti 2100, sic!) do t’mund të debatonim për një ripozicionim brenda konstruktit shqiptar. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë