Loading…
Reagimi i Norrkoping pas shortit kundër Prishtinës (Foto)
  • 19/06/2017 | 17:11

...

Klubi suedez, Norrkoping, ka reaguar pas shortit të rrethit të parë të Ligës së Evropës ndaj Prishtinës.

Klubi ka publikuar njoftimin në faqen zyrtare, duke informuar opinionin për ballafaqimin me prishtinasit.

“IFK Norrkoping do të luajë kundër Prishtinës (Kosova), në rrethin e parë kualifikues për Ligën e Evropës 2017/18. Loja e parë luhet në shtëpi, të enjten më 29 qershor”, thuhet mes tjerash në njoftimin për shtyp të publikuar në faqen zyrtare në Facebook.

Me këtë rast, ka reaguar edhe klubi kryeqytetas, duke thënë: “Shihemi së shpejti.”

cats

Ata janë shpallur 13 herë kampionë të Suedisë.

Në këtë edicion, pas 13 ndeshjeve renditet në vendin e dytë me 27 pikë, sa ka edhe Malmo në vendin e parë, por që ka një ndeshje më pak./Gazeta Metro/

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë