Loading…
Reagon Edona Llalloshi për këngën “Simpatia” nga Lumi dhe Dhurata (Foto/Video)
  • 19/06/2017 | 09:52

...

Kënga “Simpatia” është nga ato të cilat nuk vdesin kurrë. Nëse përmendim ermin e Edona Llalloshit na kujtohet


“Simpatia” dhe sa herë dëgjojmë “Simpatia” na kujtohet emri i Edonës. Kënga që ajo realizoi në vitin 1997 edhe sot është shumë e freskët.Vetëm dje është lançuar nga Lumi B dhe Dhurata Dora një përshtatje e re e këngës “Simpatia”, që do ta bëjë edhe më aktuale e me shumë mundësi do të jetë në çdo “club” të verës.

Në Instagram, Edona ka thënë disa fjalë lidhur me këtë. “Lumin dhe Dhuratën i përgëzoj për këtë përpunim të ri të këngës dhe hitit të pavdekshëm “Simpatia”. Më ka kthyer 20 vjet mbrapa dhe është emocionuese kur vazhdon ende të dëgjohet. Ju dëshiroj nga zemra sukses!” – ka thënë ajo. Epo, edhe me miratimin e këngëtares që krijoi e para këngën, le të fillojë festa!

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë