Loading…
Reagon Rusia, rrezikon Maqedoninë pasi kjo e fundit do të anëtarësohet në NATO
  • 12/07/2018 | 18:43

...

Këto ditë u mbajt Samiti i NATO’s ku pjesë e tij ishte edhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.


Në Samit, Maqedonia mori ftesën për anëtarësim në Aleancën ushtarake më të fuqishme në botë – NATO, transmeton gazetametro.net

Por, anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është diçka që nuk i ka pëlqyer fare Rusisë.

Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar në lidhje me këtë. Ajo ka shprehur keqardhje dhe ka thënë se vendi po detyrohet të anëtarësohet në NATO me forcë.

Më tej, ajo ka vlerësuar se kjo vetëm sa do të thellojë tensionet dhe ndarjet në Evropë.

“Tërheqja e Maqedonisë në NATO vetëm konfirmon se politika e dyerve të hapura është bërë një fund në vetvete dhe një mjet për të fituar kontroll mbi territorin gjeopolitik”, tha Ministria e Jashtme ruse. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë