Analisti dhe njohësi i zhvillimeve ndërkombëtare, Daniel Serwer, ka reaguar ndaj qëndrimit të NATO’s për formimin e ushtrisë së Kosovës.
Ai ka thënë NATO duhet të mbështesë Kosovën e jo ata që kërcënojnë me agresion, shkruan gazetametro.net
“Kosova nuk ka ushtri që nga ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999 që e shpëtoi atë nga përpjekjet e presidentit Millosheviç për të reduktuar popullsinë e saj shqiptare me forcë dhe shpalljen e pavarësisë së saj në 2008. NATO ka siguruar mbrojtjen territoriale të vendit, edhe pse ajo qeveris vetë dhe është njohur si shtet sovran nga rreth 110 vende”, thotë ai.
Amerikani Serwer shton se Prishtina tani dëshiron të konvertojë forcat e saj të sigurisë, të cilat janë të armatosura lehtë, në një ushtri.
“SHBA, Britania e Madhe dhe NATO janë konsultuar tërësisht. Procesi do të zgjasë 10 vjet ose më shumë. Nëse forcat e NATO-s ndonjëherë do të largohen nga Kosova dhe do të dërgohen në misionet me prioritet të lartë, vendi do të duhet të ketë mjetet për të mbrojtur veten të paktën për disa ditë. NATO duhet të mbështesë ata që duan të lehtësojnë barrën e saj, jo ata që kërcënojnë agresionin”, tha analisti.
Ndryshe, dje Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg, gjatë një mbledhje për gjendjen në Ballkan, tha se Kosova nuk po respekton procedura të caktuara për formimin e ushtrisë dhe se mund të ketë pasoja serioze nëse procedohet me formimin e saj. /gazetametro.net