Vendimi i lryeministri Ramush Haradinaj, se nga e marta të gjithë prokurorët specialë do të përfitojnë shtesa për punën e tyre në hetimin e veprave që lidhen me korrupsionin, ka bërë që të ngjallen reagime të shumta duke e cilësuar si vendim jo të drejtë nga ky i fundit.
Një reagim i tillë në drejtim të Haradinajt sot i erdhi nga deputetja e VV’së, Albulena Haxhiu, e cila ka thënë se kryeministri po tenton t’ua mbyllë gojën prokurorëve që po merren me rastin e ngritjes së pagës së tij, njofton gazetametro.net.
Haxhiu ka thënë se kallëzimi penal që i kanë dorëzuar VV’ja para disa muajsh në lidhje me ‘vendimin e paligjshëm të Qeverisë Haradinaj’ për ngritjen e pagës së tij dhe stafit të ministrave dhe zyrtarëve të tjerë, është duke u trajtuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Postimi i plotë nga Haxhiu:
Sipas i informacioneve që i kemi, kallëzimin penal që e kemi deponuar për vendimin e paligjshëm të Qeverisë Haradinaj, për ngritjen e pagave për vete, është duke e trajtuar Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.
Paralajmërimi i Haradinajt, për shtesa prokurorëve të Prokurorisë Speciale përveç tjerash është edhe tendencë për t’ia mbyllur gojën prokurorëve special.
Për t’a dëshmuar të kundërtën prokuroria duhet të veproj menjëherë karshi shkeljes penale të Kryeministrit dhe ministrave që e kanë votuar atë vendim të paligjshëm.