Loading…
Real Madrid kërkon një polak nga Genoa
  • 12/01/2019 | 17:33

...

Mauro Icardi është emri i parë në listën e Florentino Perezit për të përforcuar sulmin e Realit të Madridit, por së fundi ka dalë në skenë një polak që ka “ngacmuar” fantazinë e presidentit madrilen, trasnmeton Gazeta Metro.


Bëhet fjalë për sulmuesin polak të Genoas, Piatek, i cili ka mahnitur në gjysmën e parë të sezonit në kampionatin italian, duke shënuar plot 13 gola, vetëm një më pak se Cristiano Ronaldo i Juventusit.

Kuqeblutë nga Gjenova po kryejnë fazën përgatitore në Spanjë dhe sipas mediave italiane, përfaqësues të Realit kanë shkuar për të ndjekur nga afër polakun dhe për të marrë informacione paraprake për vlerën e kartonit të tij.

Presidenti i Genoas, Enrico Preziosi ka bërë të qartë se nuk do të privohet nga futbollisti i tij pa një shumë prej të paktën 50 milionë eurosh, por emri i Realit mund të bëjë që edhe vetë Piatek të kërkojë me ngulm transferimin, duke lehtësuar negociatat. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë