Loading…
Real Madrid nënshkruan kontratë 6 vjeçare me Thibaut Courtois, Mateo Kovacic shkon në Chelsea
  • 08/08/2018 | 22:09

...

Klubi i futbollit Real Madrid ka konfirmuar se kanë nënshkruar kontratë 6 vjeçare me Thibaut Courtois, për më shumë se 40 milion dollarë, transmeton gazetametro.net


Ndërsa, Mateo Kovacic do të shkojë në drejtim tjetër, ai është huazuar nga klubi i Chelsea për një sezonë të gjatë, menjëherë pas finalizimit të marrëveshjës së Courtois.

“Chelsea dhe Real Madrid sot kanë rënë dakord për transfer të plotë të Thibaut Courtois, derisa Mateo Kovacic do të vijë në Chelsea si huazim për sezonë”, ka shkruar klubi i Chelsea në një njoftim.

Portieri do t’i kryej edhe procedurat mjeksore të enjtën në mëngjes dhe më pas do të prezantohet në stadiumin Santiago Bernabeu rreth orës 12:00, pak minuta para se të mbajë konferencë për media. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë