Loading…
Real Madridi planifikon të blejë treshen frikshme
  • 11/10/2017 | 23:10

...

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, tashmë ka premtuar se verën e ardhshme do të bëj së paku një blerje të madhe.

Mediat spanjolle raportojnë se Perez tashmë e ka listën e lojtarëve që dëshiron të transferojë vitin e ardhshëm.

Për t’ia arritur qëllimit duket se madrilienët kanë në plan të shpenzojnë shuma marramendëse.

I pari në listë është Harry Kane, që po shkëlqen si në Premier League ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Mirëpo, ‘Don Balon’ shkruan se Perez e polen shumë edhe sulmuesin tjetër të Tottenhamit, Dele Alli.

Ndërkaq, “Diario Sport’ shkruan se Real Madridi do të tentojë edhe transferimin e Paulo Dybalas nga Juventusi.

Për argjentinasin ‘Galaktikët’ duhet të mposhtin konkurrencën e rivalit Barcelona, që poashtu është shumë e interesuar.

Secili prej këtyre lojtarëve vlerësohet mbi 100 milionë euro. Por, pas trofeve të fituar sezonin e fundit dhe një vere pa shumë shpenzime, duke se Reali është i gatshëm të kthehet fuqishëm në skenë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë