Loading…
Reali dorëzohet për De Gean, këtë portieri synon në verë
  • 20/03/2018 | 13:24

...

Real Madrid ka hedhur sytë tek portier i Romës, Allison, madje kanë bërë gati një kontratë 5-vjeçare me një pagë prej 5 milionë eurosh në sezon, ndërkohë që klubit verdhekuq për të lënë të lirë portierin do t’i ofrojnë plot 60 milionë euro.


“Los Blancos”, janë në kërkim të një portieri që ofron siguri për të ardhmen dhe duke parë që Allison po shkëlqen me Romën, kanë vendosur të heqin dorë nga David de Gea i Manchester United, i cili edhe ashtu kushton shumë shtrenjtë.

Në krahun tjetër drejtori sportiv i Romës, Monchi po përpiqet të bindë Allison të rinovojë kontratë teksa synon t’i përfshijë në marrëveshjen e re një klauzolë largimi shumë më të lartë për të shmangur interesimin e Realit.

Por përcaktuese do të jetë dëshira e brazilianit, i cili do të vendosë nëse do të shkojë në Bernabeu apo do të mbetet në Romë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë