Loading…
Reali ofendon Ronaldon: Jep atë dhe miliona euro, veç për ta marrë Neymar’in
  • 14/01/2018 | 08:43

...

Real Madrid do të bëjë disa ndryshime verën e ardhshme, duke larguar dhe transferuar disa lojtarë të tjerë.


Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është i lodhur me Cristiano Roanldon dhe beson se ka ardhur koha për ndryshime.
Pas paraqitjeve të dobëta këtë sezon, Perez beson se është momenti i duhur që Ronaldo të largohet dhe në vend të tij të vijë braziliani i PSG-së, Neymar.

Sipas El Larguero, spanjolli gjatë verës do të ofrojë një shumë të majme PSG-së dhe shërbimet e Ronaldos për brazilianin.

Perez është i çmendur për Neymar dhe beson se ai do të mbante skuadrën në nivele të larta, ashtu siç ishte në vitet e fundit, përcjell Express.

Neymar në 22 ndeshje për PSG ka shënuar 20 gola dhe ka dhuruar 14 asistime, ndërsa Ronaldo në anën tjetër në 14 ndeshje ka shënuar vetëm 4 gola.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë