Loading…
Referendumi, fitore vetëm e Erdoganit
  • Nga

  • SERHUN AL

  • 17/04/2017 | 16:51

...

Rezultatet tepër të përafërta e lënë kombin turk të ndarë, me pak mundësi për një tranzicion të lehtë.


Në referendumin e djeshëm turk i cili do të zëvendësojë sistemin parlamentar me një presidencë ekzekutive të fortë, rezultatet jozyrtare tregojnë që 51,3 për qind e elektoratit votuan në favor të ndryshimeve të propozuara konstitucionale, përderisa 48,7 për qind votuan kundër.

Partitë opozitare me gjasë do të kundërshtojnë këtë: bordi suprem zgjedhor papritur ka vendosur të pranojë votat pa vulë zyrtare, pasi ka përfunduar procesi zgjedhor.

Megjithatë, skena është vendosur për kushtetutën e re politike të Turqisë e cila do adoptohet të përkojë me zgjedhjet e nëntorit të vitit 2019, përveç nëse zgjedhjet e hershme mbahen para kësaj.

Presidenti Erdogan vetëm se ka luajtur një rol de fakto ekzekutiv që nga zgjedhjet në vitin 2014. Me rezultatet e referendumit, ky autoritet de fakto ekzekutiv do të bëhet ligjor. Fuqitë e tij të zgjeruara do të përfshijnë aftësinë për të dhënë urdhra ekzekutiv, të kontrollojë buxhetin dhe të caktojë zëvendës presidentët, ministrat, dhe zyrtarët e lartë të shtetit. Erdogan do të jetë tani në gjendje të udhëheqë deri në vitin 2029 nëse ai mund të fitojë dy zgjedhjet tjera presidenciale.

Pavarësisht faktit që Erdogani dhe partia e tij udhëheqëse Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP), së bashku me partinë aleate të tyre partinë e Aksionit Kombëtare (MHP), deklaroi fitore, përqindja e votuesve të po-së (51,3 për qind) oshte shumë më e vogël se pjesa e votimeve të dy partive të kombinuara (62 për qind) në zgjedhjet e fundit gjenerale në nëntor të vitit 2015. Kjo sugjeron që diferenca e vogël e fitores së kampit të po-së është larg nga të qenit një fitore vendimtare.

Ç’është më e rëndësishme, qytetet e mëdha industriale, kozmopolite siç janë Stambolli, Ankaraja, Izmiri dhe Antalia kanë votuar me jo. Në Turqinë juglindore, shumica e votuesve kurdë kanë votuar me jo gjithashtu, me gjasë në përgjigje ndaj dhunës së ringjallur mes partisë së Punëtorëve Kurdistanë dhe ushtrisë turke që nga vera e vitit 2015, kur procesi i paqes përfundoi.

Në kontrast, votuesit konservativë dhe nacionalistë anadollak mbështetën me po. Shumë nga ta mbeten fuqimisht besnikë ndaj kultit të personalitetit që Erdogani ka ndërtuar rreth udhëheqjes së tij prej maqoje. Këta votues priren të jenë skeptikë për kombet perëndimore dhe janë nostalgjikë për të kaluarën perandorake osmane.

Dy kampet kanë shikuar kushtetutën përmes thjerrave të ndryshme. Për mbështetësit e po-së , dështimet e koalicioneve të kaluara sklerotike të qeverisë dhe kërcënimet ndaj sigurisë nacionale ishin në ballë. Kampet e jo-së, në anën tjetër, ishin të shqetësuar me ndarjen e fuqive, kontrolleve dhe balancës, dhe kërcënimeve ndaj demokracisë. Çka kjo garë e ngurtë dhe rezultatet e përafërta tregojnë është që një pjesë e dukshme e shoqërisë turke është seriozisht e shqetësuar për shtetin dhe të ardhmen e demokracisë turke. Stabiliteti socio-ekonomik, paqja dhe normalizimi i politikave turke nuk mund të arrihen përveç nëse këto shqetësime adresohen nga presidenti Erdogan.

Pyetjet në lidhje me natyrën e drejtë dhe të lirë të këtij referendumi janë ngritur. Kampanja është bërë nën gjendje emergjente e cila u deklarua pas tentimit të goditjes nga ushtria korrikun e kaluar. Që nga ajo kohë, shumë akademikë të papajtuar, gazetarë, shërbyes civilë dhe politikanë të zgjedhur, si edhe lideri pro-kurd, Selahattin Demirtas, janë burgosur dhe heshtur.

Njëra nga lëvizjet e para të Erdoganit pas rezultateve do të jetë ribashkimi zyrtar me partinë e tij të Drejtësisë dhe Zhvillimit, pasi që ndryshimet kushtetuese e shfuqizojnë natyrën jo-partiake-politike të presidencës. Në fund të fundit, AKP-ja nuk ka dhe aq kuptim në bazë të saj pa Erdoganin në krye të saj.

Mbështetja ngurruese e treguar nga turqit për një presidencë ekzekutive do të thotë që procesi i tranzicionit nuk do të jetë i lehtë për presidentin Erdogan. Shumë probleme të brendshme dhe të jashtme, rënia e sundimit të ligjit, dhe relacionet e tensionuara me të jashtmit, presin zgjidhje.

Tani, më shumë se kurrë më parë, Erdogani ka detyrën e vështirë të sjelljes së paqes dhe stabilitetit tek një komb i ndarë politikisht dhe shoqërisht.

Autori është asistent profesor në Departamentin e Shkencave Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Univeristetin e Ekonomisë në Izmir.

Shkruar për The Guardian

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë