Loading…
Regjisori kosovar jep përgjigje të fortë për aktorin serb që u përfol për rolin e Adem Jasharit
  • 08/03/2018 | 15:04

...

Regjisori kosovar Luan Kryeziu i është përgjigjur aktorit serb, Rade Serbedzija, për deklaratat e këtij të fundit se Kryeziu gënjeu kur tha se serbi është vetofruar për të luajtur rolin e komandantit legjendar, Adem Jasharit, në filmin e regjisorit kosovar.


Serbedzija ka deklaruar për mediat serbe se ai asnjëherë nuk është ofruar për këtë rol dhe se Kryeziu ka gënjyer vetëm për të tërhequr vëmendjen kah projekti i tij.

Por, në një deklaratë për klankosova.tv, Kryeziu ka pohuar se është aktori serb që po gënjen dhe jo e kundërta.

Regjisori kosovar është treguar i ashpër në epitetet e tij dhënë Rade Serbedzijas.

“Serbët gjithnjë e gjuajnë gurin dhe e fshehin dorën. Rade Serbedzija edhe pse ka ndryshuar vendbanimin paska mbetur serb në mentalitet. Tani mua më arsyeton edhe më shumë në kundërshtimin tim, që ai nuk duhet të interpretojë në filmat shqiptarë edhe pse e kishte arsyetimin e bukur”, shkruan Kryeziu.

“Kjo gjithashtu vërteton dyshimin tim që ai nuk vije këtu me një qëllim të mirë. Është krejt normale që ai ndjehet keq nga kundërshtimi im dhe duhet të kundërshtojë gjithsesi deklaratën time, por nuk e kuptoj se si mundet një artist i një ‘niveli te tillë’ ta quajë Adem Jasharin dhe familjen e tij terroristë”, ka shkruar Kryeziu, duke u bazuar në disa media shqiptare të cilat kanë raportuar që aktori serb ta ketë quajtur Adem Jasharin terrorist – lajme këto jo krejt të besueshme.

“Do ta porosisja Rade Serbedzijan të bëhet njeri së pari sepse paska mbetur serb”, vazhdon regjisori.

“Rade unë nuk jam i ri ne profesion sepse vetëm me një film kam 39 festivale të fituara. Kam pjesëmarrje në tri festivale të kategorisë së parë që t’i nuk i ke edhe pse me moshë je më i madh. E vërteta nuk rrëfehet duke ofenduar dhe duke mashtruar opinionin. E kuptoj arsyen nacionaliste serbe por nuk kuptoj pse tani një artist duke fshehur të vërtetën, kërkon të thuhet një e vërtetë tjetër”.

“E siguroj që me deklaratën e tij, kur e quan veten artist dhe i quan terroristë një familje të tërë të masakruar në shtëpinë e tyre nga një pushtet kriminal të cilin e luftoi bota përmes NATO-s, ka treguar që ndoshta njeriu mund të bëhet i famshëm dhe të luajë në filma, por është dhe kurrë nuk do të bëhesh artist”, thuhet në deklarimin e Kryeziut për klankosova.tv.

“Duhet ta kuptosh dhe ta pranosh që bota është e madhe dhe kurrë nuk kemi pasur nevojë për ndihmën tuaj as nuk do të kemi”.

“Sot pas 17 vjet shtet ne artistët dhe sportistët e Kosovës, kemi suksese më shumë se ju serbët në arenën ndërkombëtare. Prandaj pretendimi yt që unë kam nevojë për promovim nga ti nuk qëndron aspak, përkundrazi nuk më ndihmon por më bën dëm”.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë