Loading…
Regjistrohet udhëtari i parë privat për fluturim rreth Hënës
  • 14/09/2018 | 11:42

...

Kompania kaliforniane SpaceX e Elon Muskut ka njoftuar se ka regjistruar udhëtarin e parë botëror privat për rrugë rreth Hënës në raketën kozmike me emër të koduar BFR, njofton gazetametro.net.

Siç transmeton Hina, i menduar si anije ndërplanetare, e cila do të shërbejë për dërgimin e njerëzve në kozmos, BFR (Big Falcon Rocket) është sistem raketor, i bazuar në kombinimin e raketës e anijes kozmike të quajtur BFS – Big Falcon Spaceship.

Musk vitin e kaluar ka paralajmëruar se raketa kryesore do të jetë e pajisur me 31 koka të motorit Raptor dhe do të mund të bartë në fazën e parë deri 150 tonelata në orbitën e Tokës, ndërsa në të dytën deri 100 udhëtarë në Mars.

“Mësojeni se kush e pse fluturon, të hënën më 17 shtator”, ka shkruar SpaceX na Twitter./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 25/09/2018 | 07:23
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë