Loading…
Renditja e fundit: Kosova më së keqi që nga pranimi në FIFA
  • 14/09/2017 | 12:24

...

Përfaqësuesja e Kosovës ka humbur edhe katër pozita në renditjen e re të FIFA-s.


Dy humbje në muajin shtator, fillimisht ndaj Kroacisë e më pas edhe Finlandës, e zbresin Kosovën në pozitën e 184-të, që është njëherësh edhe pozicionimi më i dobët i përfaqësueses sonë prej se është pranuar në FIFA.

‘Dardanët’ kanë radhitur shtatë humbje radhazi në Grupin I dhe mbajnë pozitën e fundit në tabelë me vetëm një pikë nga tetë ndeshje të luajtura, transmeton KosovaPress.

Bie edhe Shqipëria, që ndonëse ka fituar me Lihtenshtajnin dhe ka barazuar si mysafir me Maqedoninë këtë muaj, tani renditet e 66-ta, duke humbur kështu tri pozita nga renditja e muajit gusht.

Rikthehet në vendin e parë kampioni i botës, Gjermania, duke rrëzuar nga froni Brazilin. Pozita e tretë i takon Portugalisë.  /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë