Loading…
Restoranti më i mirë në botë, i zgjedhur për herë të dytë
  • 30/11/2017 | 10:25

...

Restoranti i kuzhinierit Guy Savoy në Paris të Francës është zgjedhur sërish më i miri në botë sipas ‘La Liste’, rangimit francez që këtë vit i ka dhënë përparësi të madhe në rangim edhe kuzhinës aziatike, transmeton gazetametro.net


Bazuar në një algoritëm që llogarit vlerësimet e klientëve dhe të ekspertëve, restoranti Guy Savoy në Paris ka marrë 99.75 nga 100 pikë të mundshme, duke rrëmbyer vendin e parë për herë të dytë prej krijimit të kësaj liste më 2015, shkruan La Vanguardia.

Pas restorantit francez, në listë janë edhe restorantet Le Bernardin në New York dhe Kyubey në Tokio, kurse vendet tjera i kanë zënë Plaza Athenee në Paris dhe Crissier Town në Zvicër.

Restoranti i gastronomit Guy Savoy është i stolisur me tre yje Michelin, ndër vlerësimet më të larta për restorantet në botë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë