Loading…
Rezarta Shkurta: Nuk e shoh kurrë këngën që i kam dedikuar bashkëshortit
  • 11/10/2017 | 21:17

...

​Rezarta Shkurta ka qenë e ftuar në “Pasdite në Top Channel”.


Në bisedën e saj me moderatoren, Jonida Shehu këngëtarja ka folur për periudhën e vështirë që po kalon pa prezencën e bashkëshortit të saj.

‘Ju besohet që unë nuk e shoh këngën time të fundit. Nuk e di sa klikime ka marrë pasi nuk e di ca bëhet me të. Do të rikthehem në muzikë kur të më këndojë shpirti, tani nuk mundem”, ka thënë Rezi.

Rezarta ka treguar gjithashtu se si ajo edhe Ermali në një situatë të tillë e gjejnë forcën tek vogëlushja e tyre Hera. E pyetur nga Jonida se si është duke e përjetuar Hera këtë situatë Rezarta është shprehur kështu:

“ Ajo ka qenë shumë e vogël nuk është se e kupton plotësisht. Më vjen keq që nuk e ka njohur ashtu siç duhet, se shikon kukullat që ka edhe mamin edhe babin dhe nuk e bën dot diferencën. Ka jetuar pak me energjinë e keqe se pati një moment që as nuk hante as nuk pinte. “,- ka rrëfyer ajo gjatë intervistës.

Gjykata e Tiranës në muajin qershor ka marrë masën dënim me 10 vite burg për Ermal Hoxhën .

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë