Loading…
Riaktualizohet arbitrazhi miliona eurosh i Axos ndaj Telekomit
  • Jan 6, 2017 | 20:00

...

Çështja e padisë së ushtruar nga kompania gjermane Axos Capital ndaj Telekomit të Kosovës në një gjykatë ndërkombëtare të arbitrazhit është riaktualizuar.

Pas fitimit të çështjes në Arbitrazh nga kompania Zmobile ndaj Telekomit, ku kjo e fundit është detyruar të paguajë 29.6 milionë euro dëmshpërblim, mediat ndërkombëtare që merren me çështjet e telekomunikimit kanë raportuar të premten se Qeveria e Kosovës mund të dënohet me 400 milionë euro, para të cilat në rast të humbjes së procesit, duhet t’i paguhen kompanisë ACP Axos Capital Gmbh, transmeton gazetametro.net

Kështu, Telekomi i Kosovës, që vlerësohej si një prej kompanive më forta publike në vend, rrezikon të falimentojë.

Kohë më parë, Telekomi i Kosovës vlerësohej të kishte vlerë 1 miliardë euro, por vitin e shkuar kompania shënoi rënie në fitime prej 63 përqind. /gazetametro.net    

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë