Loading…
Ribéry humb nervat pas zëvendësimit, Ancelotti e kritikon publikisht (Foto/Video)
  • 13/09/2017 | 09:42

...

Ylli i Bayernit të Mynihut, Franck Ribery, është nervozuar tej mase me trajnerin e tij, Carlo Ancelottin, pasi ky i fundit vendosi që ta zëvendësonte në ndeshjen e parë të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve kundër Anderlechtit, transmeton Gazeta Metro.


Në minutën e 78-të, Ribery u desh të largohej nga fusha për ta liruar vendin për gjermanin Thomas Muller, por ai nuk u pajtua fare me këtë vendim dhe shkoi në bankën e rezervistëve i nervozuar me trajnerin.

Për ta qetësuar, Riberys iu afruan drejtoi Hasan Salihamidzic dhe vet Ancelotti, por ai vazhdonte të bënte gjeste të pahijshme.

Pas ndeshjes, Ancelotti kritikoi Ruberyn duke thënë se kjo sjellje nuk ka kuptim dhe se ai duhet të respektojë vendimet e trajnerit.

“I dhashë atij pushim sepse kishte karton të verdhë dhe nuk doja të rrezikoja”, tha Ancelotti. “E kuptoj që dëshiron të luajë 90 minuta, por nuk e kuptoj sjelljen e tij”, shtoi trajneri italian.

Bayerni fitoi 3-0 sfidën e parë në Champions kundër Anderlechtit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë