Loading…
Rikalo prezanton objektivat për bujqësinë para ambasadorit gjerman
  • 13/10/2017 | 09:52

...

Pas dështimit të interpelancës ndaj tij, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Nenad Rikalo, po vazhdon punën në mënyrë të rregullt. Ai ka pritur në një takim ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt, me të cilin bisedoi rreth zhvillimit të bujqësisë në vend si dhe objektivave të kësaj ministrie, shkruan Gazeta Metro.


Kujtojmë që në fillim të muajit u mbajt një interpelancë për shkarkimin e ministrit Rikalo, kjo për shkak të akuzave që disa banorë të Prishtinës i bënë atij për kryerjen e krimeve gjatë luftës së Kosovës.

Interpelanca e nisur nga LDK-ja dhe e mbështetur nga Vetëvendosje dështoi për shkak të mungesës së votave të mjaftueshme.

Ndërsa, kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë që institucionet e sigurisë atij nuk i kanë ofruar asnjë dëshmi që ministri Rikalo të ketë kryer krimet për të cilat po akuzohet.

Vetë Rikalo poashtu ka mohuar akuzat. Ai tha se nuk i ka bërë asnjë të keqe ndonjë shqiptari.

Në këtë takim me ambasadorin gjerman, ministri Rikalo ka prezantuar aktivitetet dhe prioritetet e planifikuara për vitin e ardhshëm.

Ministri  Rikalo dhe ambasadori Heldt u pajtuan që zhvillimi i bujqësisë dhe zhvillimi rural është i rëndësishëm, pasi që kontribuon në zhvillimin ekonomik të vendit.

Ambasadori Heldt theksoi se vendi i tij është i gatshëm të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e bujqësisë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë