Loading…
Rikthehet taksa në Rrugën e Kombit, kosovarët do të paguajnë pesëfish më shtrenjtë
  • 12/09/2018 | 12:39

...

Edi Rama dhe oligarku i tij Shefqet Kastrati kanë vendosur t’i gjobisin kosovarët. Vendimi i skandaloz i Qeverisë shqiptare diskriminon mijëra kosovarë që shkojnë për pushime në Shqipëri duke shpenzuar lekët e fundit atje. Ata janë penalizuar me 5 euro për një drejtim (gjithsej 10 euro me kthim), derisa banorët e Kukësit me rrethinë duhet të paguajnë më pak se 1 euro për qarkullim në Rrugën e Kombit.


Nga 17 shtatori 2018 nis tarifimi në autostradën Milot-Morinë, ku invalidët e punës dhe shtresat në nevojë do të kenë zero tarifim dhe paketë lehtësuese për banorët e qarkut Kukës dhe çdo kategori tjetër. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar video informuese me detajet e tarifimit dhe kategoritë që përfitojnë reduktime të ndjeshëm të tarifimit.

Tarifa për kalimin e automjeteve në autostrada Milot –Morinë do të jetë 660 lekë (ose 5 euro).

Për banorët qarkut Kukës kjo tarifë është e reduktuar në 100 lekë me tvsh. Për çdo kalim deri në 44 kalime tarifa është 100 lekë përfshirë edhe tvsh-në.

Tarifat variojnë sipas llojit të mjetit; motoçikletat dhe automjete me tre rrota do të paguajnë 330 lekë, përjashtim bëjnë banorët e qarkut Kukës të cilët do ta kenë tarifën 50 lekë.

Automjete komerciale me dy akse dhe 6 rrota (1.90 m dhe 2.70 m) do të paguajnë 1490 lekë.

Kamionë të mesëm dhe autobusë të rëndë, përfshirë mjete me lartësi 2.7 m do të paguajnë 2140 lekë.

Kamionë të rëndë 4 akse a më shumë, do të paguajnë 2970 lekë.

Përdoruesit e shpeshtë të kësaj rruge do të përfitojnë reduktime të ndjeshme të tarifimit.

Për 20-30 kalime në muaj, përfitojnë 10% zbritje

Për 30-50 kalime në muaj përfitojnë 20% zbritje

Për 50-60 kalime në muaj përfitojnë 30% zbritje dhe mbi 60 kalime përfitojnë 40% zbritje.

Aplikimi i tarifimit të autostradës si një standard ndërkombëtar, siguron garanci dhe siguri në qarkullim të mjeteve dhe lëvizshmëri të qytetarëve.

 

Më të fundit
...
  • 25/09/2018 | 07:23
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë