Loading…
Rojtarët nuk kishin parë kurrë diçka të tillë: Kapet krokodili 600 kilogramësh
  • 10/07/2018 | 17:08

...

Një krokodil i një madhësie të paparë është kapur në një shtet të Australisë nga rojtarët e pyjeve, shkruajnë mediat ndërkombëtare, transmeton Gazeta Metro.

Renxherët e pyjeve në Territoret e Veriut në Australi kanë arritur të kapin krokodilin e gjatë gati 5 metra dhe me peshë prej më shumë se  600 kilogramësh.

Krokodili i gjinisë mashkullore, që mund të jetë lehtë 60 vjeç, kishte jetuar në këto territore për shumë vite, ndërsa vetëm tash autoritetet kanë qenë në gjendje që ta kapin.

“Ne kapim për çdo vit kafshë të tilla të gjata deri në 4 metra, por asnjëherë nuk na ka ndodhur të bëjmë diçka të tillë”, ka thënë njëri prej oficerëve për mediat ndërkombëtare.

Ata më tutje treguan që një kafshë e tillë nuk është vështirë të kapet sapo të shihet ku po jeton, pasi që sedativët që injektohet ia bëjnë të pamundur lëvizjen pavarësisht madhësisë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë