Loading…
Roma afër transferimit të yllit të Barcelonës
  • 23/01/2018 | 23:23

...

Roma është në bisedime me Barcelonën për transferimin e anësorit spanjoll, Aleix Vidal, shkruajnë mediat italiane, transmeton Gazeta Metro.

Sipas raporteve, diskutimet po bëhen për të arritur një marrëveshje që do të jetë huazim me të drejtë blerje obligative në fund të sezonit prej 10-11 milionë eurosh.

Vidal kishte punuar te Sevilla nën drejtorin aktual të Romës, Monchi, që tash e kërkon te kryeqyteti italian, pasi romakët janë afër shitjes së disa lojtarëve në këtë afat, duke përfshirë Edin Dzekon dhe Emerson Palmierin që do të transferohen te Chelsea. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë