Loading…
Ronaldo ‘fenomeni’ flet për eliminimin e Brazilit dhe aktrimin e Neymar
  • 11/07/2018 | 17:56

...

Nazario Da Lima Ronaldo, ka analizuar performancën e kombëtares së Brazilit në këtë Botëror ndërsa është ndalur edhe të komentojnë sulmuesin e Paris Saint-Germain, Neymar.


Legjenda braziliane nuk ka nguruar që të këshillojë 26-vjeçarin, i cili është kritikuar së shumti në rrjetet sociale, ku është bërë pjesë e ‘memeve’ të shumta që tifozët kanë publikuar.

“Të gjithë prisnim më shumë nga ekipi dhe ai. Nuk e di nëse është për operacionin në këmbë apo për ndonjë tjetër problem, por e pashë të kufizuar në ekip, fushë. Të shkosh në Botëror sikur të mos kishte ndodhur asgjë, pasi je operuar dhe ke qëndruar për tre muaj jashtë fushë, është disi e vështirë”, ish sulmuesi brazilian.

“Është djalë i ri dhe ka talent. Ka shumë përgjegjësi mbi kokë. Duhet të mësojë. E pyeta pesë vite më parë dhe më shpjegoi se në shumë ndeshje kur e godasin reagon në atë mënyrë, në mënyrë që të mos i afrohen më. Edhe mua më ka ndodhur dhe jam ndjerë padrejtësisht i trajtuar jo mirë kur më kanë ndërhyrë”, theksoi Ronaldo.

“Në rrjetet sociale ka shumë kreativitet të krijuar, për të bërë meme për gjithçka që ndodh. Ai duhet t’i harrojë këto meme dhe të jetojë së bashku me to. Duhet të përpiqet që të kontrollojë emocionet e tij gjatë ndeshjeve.  Ka rrezikuar shumë, duhet të mësohet me të mirën dhe të keqen në fushë”.

Brazili u mund në raundin çerekfinal nga Belgjika me rezultatin 1-2. Ndërkohë që këta të fundit u eliminuan nga Franca mbrëmjen e djeshme nga Franca pasi human minimalisht 1-0.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë