Loading…
Ronaldo zbulon arsyen kryesore pse Manchester United nuk e meritoi fitoren ndaj Juventusit
  • 08/11/2018 | 09:31

...

Juventusi u mposht nga Manchester United me rezultat 2:1 në Torino


Manchester United e befasoi Juventusin duke i shënuar dy gola në minutat e fundit dhe mori tre pikë të arta nga ‘Allianz Stadium’, transmeton GazetaMetro.

Cristiano Ronaldo shënoi një gol shumë të bukur kundër ish-skuadrës së tij, por që në fund nuk doli të jetë i mjaftueshëm për ‘Zonjën e Vjetër’.

Ylli portugez beson se Manchester United nuk e ka merituar fitoren ndaj Juves dhe këtë e ka thënë në një intervistë pas ndeshjes.

“[Juventus] do të duhej ta kishte fituar lehtë këtë ndeshje, me tre apo katër gola,” ka thënë CR7.

“Manchester United nuk ka bërë shumë në takim, sipas mendimit tim.

“Na mposhtën me vetëm dy shanse. Unë e di se ekipet angleze gjithmonë kërkojnë momentin për të ndëshkuar,”. /GazetaMetro/

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë