Loading…
Rooney nuk ka dyshime: Cili është më i mirë – Messi apo Ronaldo
  • 17/07/2018 | 16:31

...

Debati për lojtarin më të mirë mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit ka karakterizuar futbollin në dekadën e fundit. Këtij diskutimi i është bashkuar së fundi edhe sulmuesi anglez, Ëayne Rooney, i cili kishte kaluar një kohë të mirë në United me Ronaldon, transmeton Gazeta Metro.

Në një intervistë dhënë së fundi, Rooney nuk ka pasur asnjë dyshim në përgjigje kur është pyetur cili është lojtar më i mirë.

“Messi”, u përgjigj shpejt ish-bashkëlojtari i Ronaldos, duke lënë të shtangur edhe gazetarët.

Kur u pyet përse nuk pati nevojë të mendohej për të dhënë këtë përgjigje marrë parasysh faktin që me Ronaldon kishte luajtur në United, ai tha që Ronaldo dhe Messi janë më të mirët e kohës, por argjentinasi është më i miri nga të gjithë.

Rooney kishte qenë pjesë e rëndësishme e Unitedit kur ekipi i Alex Fergusonit kishte triumfuar në Champios më 2008. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë