Një burrë ka raportuar në polici gjatë ditës së djeshme se është sumuar fizikisht nga një grua. Lëndime trupore përveç tij, ka pësuar edhe djali i të dyshuarës, të dy kanë përfunduar duke pranuar ndihmë mjekësore.
Nga e dyshuara janë konfiskuar dy thika, rasti po hetohet nga policia.
“Prishtinë 21.04.2018-12:30. Viktima mashkull K/Shqiptar, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër K/Shqiptare. Lëndime trupore ka pësuar edhe djali i të dyshuarës. Dy viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa nga e dyshuara janë konfiskuar dy thika. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Rasti është duke u hetuar në procedur të rregullt me vendim të prokurorit./gazetametro.net.Â