Loading…
Rrëfehet e veja e diktatorit: Si më propozoi Enver Hoxha për martesë
  • 09/08/2017 | 10:55

...

Bashkëshortja e diktatorit Enver Hoxha në një intervistë ka treguar çdo gjë në lidhje me martesën e saj, që nga njohja, propozimi, martesa e jeta e përbashkët.


Nexhmija tregon me detaje se si Enver Hoxha i propozoi asaj për martesë në kohën e luftës.

“Kështu që një ditë, kur Enveri e pa që unë nuk merrja vesh ose bëja sikur, vendosi të flasë vetë. Një ditë vere më tha, po shtrihem të fle, më zgjo në orën 5. Unë shkova ta zgjoj, por ai në fakt nuk kishte fjetur, ndoshta kish ndenjur për të marrë vendimin e tij.

Aty më bëri propozimin për martesë, një propozim aq prozaik, sa nuk e kisha menduar kurrë. Ai, përpara se të më thoshte shprehimisht të dua, më tha, tek po bëja kafenë që më kishte kërkuar: “Unë dua të martohem me ty”.

Unë ngriva, mbeta aty, duke bërë kafenë, e nuk po lëvizja, ndërsa ai më thotë: “Po, hë, supë po bën? Ulu këtu se nuk të ha!”, domethënë, u mundua të më shkrifëronte pak. Me kokën ulur, i thashë: “Unë nuk martohem gjatë luftës”.

“Po kush tha që do martohemi në luftë”, tha ai: “Në fillim do u themi miqve, por mendohu mirë, se ti je e re e kemi diferencë moshe”.

Pastaj vazhdoi: “Por unë nuk mund ta zgjas shumë, se aneja pret, ngaqë jam djalë i vetëm”. Unë nuk iu përgjigja në atë kohë, por kaloi nja një muaj e pak dhe pastaj i ktheva përgjigje”-shprehej Nexhmija.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë