Loading…
Rrëfehet Jackie Chan: Kam keqtrajtuar ish-bashkëshorten gjatë shtatzënisë
  • 06/12/2018 | 14:46

...

Ylli i filmit të arteve marciale, Jackie Chan ka zbuluar betejat me alkoolin dhe ka pranuar se e ka torturuar djalin.


Në librin “Never Grow Up”, i nxjerr në shitje për herë të parë në gjuhën kineze në vitin 2015, aktori rrëfen se ka kaluar kohë pothuajse çdo ditë me prostitutat gjatë periudhës kur filloi të bëhej i famshëm.

I lindur në Hong Kong, ai ishte tashmë një aktor i suksesshëm i filmit kinez, por i famshëm ndërkombëtarisht u bë në vitin 1990 në saje të filmit “Rush Hour”.

Aktori 64-vjeçar tha se “fama ndikoi negativisht tek ai, aq sa ka konsumuar edhe lëndë narkotike”.

Shpeshherë i jepte veturës në gjendje të dehur, madje një ditë kishte përplasur dy vetura luksoze. Nuk e ndihmon vajzën, e cila ka përfunduar në qendrën strehimore të New Yorkut.

Paratë që i fitonte i shpenzonte edhe në lojërat e fatit gjersa pranoi se i kishte keqtrajtuar femrat, madje edhe ish-bashkëshorten, Joan Lin kur kishte qenë shtatzënë.

Ndryshe, aktori është duke punuar në projekte të ndryshme kinematografike, të cilat do të shfaqen në ekranet e mëdha të kinemave botërore. /Telegrafi/

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë