Loading…
Rrëfimi i dhimbshëm i Lukakut: Jam rritur vetëm me bukë e ujë, nuk kisha…
  • 19/06/2018 | 18:08

...

Nga Anversa, në lagjet e varfra dhe të pista, deri te reflektorët e Kupës së Botës në Sochi, ku ka bërë për vete të gjithë planetin dhe Belgjikën, me një dygolësh shumë të rëndësishëm ndaj Panama. Ky është Romelu Lukaku, djaloshi që ka arritur të bëhet i famshëm dhe njeri i madh, në saj të vullnetit, pavarësisht nga një fëmijëri shumë e vështirë. Ai që e tregon historinë, pa harruar as edhe një detaj, është vetë qendërsulmuesit, gjatë një artikulli autobiografik për “Players Tribune”.


“Gjiganti” Romelu heq maskën dhe thotë gjëra shumë kurioze të cilat lexohen me një frymë dhe kanë si epiqendër fjalën “revansh”. Për t’u njohur me ambicien dhe vullnetin e këtij lojtari fjalët e tij të lënë të kuptohet se ka arritur të realizohen ëndrra që dukeshin të largëta dhe të parealizueshme.

Historia e të voglit Lukaku nis në Anversë, në një banesë ku mungonin shumë gjëra, thuajse gjithçka: “Kujtoj shumë mirë momentin kur e kuptova që ishim të varfër. Më saktë ishim të mjerë. Kisha gjashtë vjeç dhe kur u ktheva në shtëpi nga shkolla për të ngrënë drejtë, pashë që mamaja ime po qante, sepse nuk kishte asgjë për të na dhënë. Faktikisht, një ditë më parë dhe të nesërmen e asaj dite ku nuk u ushqeva menuja ishte ajo e zakonshmja, bukë dhe ujë. Vetëm kaq mund t’i lejonim vetes. Foto e mamasë time, që qëndron çdo ditë në frigoriferin, më kujton të sa herë e hap, vuajtjet që kemi kaluar,” – tha sulmuesi i Belgjikës.

Pikërisht varfëria e tejskajshme i ka dhënë stimujt për të punuar fort. “Ishte ai momenti që bëra një premtim, duke i premtuar familjes që një ditë do të ndryshonte gjithçka dhe nuk do të jetonim më në kushte të tilla. Babai im kishte qenë futbollist, por nuk luante më dhe i kishim harxhuar të gjitha paràtë. Gjëja e parë që u zhduk nga shtëpia jonë ishte televizori. Nuk shikonim më futboll, – tregon Lukuku – Pastaj ikën dritat. Nuk kishim më elektricitet për mua të tërë. Situata u përkeqësua kur na prenë edhe ujin e rrjedhshëm. Laheshim me ujë që mblidhnim jashtë. I thashë mamasë time që situata nuk do të isha më e tillë kur të mbushja 16 vjeç dhe të mund të firmosja një kontratë si profesionist. Ashtu ndodhi.”

Padyshim që i ndihmuar edhe nga parametra fizik të mrekullueshëm, Lukaku luftoi fort për të realizuar premtimin që i kishte dhënë njerëzve të dashur. “Që nga ajo ditë, në çdo moment që luaja futboll, edhe kur isha me shokët në lulishte, jepja gjithçka si të ishte një finale. Në moshën 11 vjeç mu dha mundësia të shkoja në Liezh, në një Akademi futbolli. Më kujtohet që prindërit e mi nuk ishin shumë dakord sepse isha i vogël. Atëherë kishte shumë që dyshonin që unë isha belg, edhe pse vazhdoja t’i përsërisja se kisha lindur në Anversë. Çdo sjellje e keqe ndaj meje më jepte forcë për të vazhduar. Unë qaja në fillim, ndërsa kundërshtarët e mi në fund. Nuk doja të bëhesha futbollist, por më i miri i të gjithëve në Belgjikë. Kujtoj që përzija minjtë nga dhoma që flija në shtëpi dhe që nuk e pashë kurrë një ndeshje futbolli në shtëpinë time.”

Me gola dhe një futboll për t’u pasur zili, Lukaku ka qenë i suksesshëm që në hapat e parë të karrierës. “Kur isha 12 vjeç luajta në kampionatin U-15 dhe shënova 74 gola në 34 ndeshje. Menjëherë më mori Anderlecht. Më aktivizuan me U-19, me kundërshtarë gjashtë vjet më të mëdhenj se vetja. Ditën e parë i thashë trajnerit se do të dija golashënuesi më i mirë. Ai më donte shumë, por nisi të qeshte. Në fund të dhjetori kisha shënuar 25 gola. Kur u bëra 15 vjeç më mori ekipi i parë. Atje e mbajta premtimin ndaj familjes time. Paga nuk ishte shumë e lartë, por nuk ishim më të varfër.”

Lukaku, golashënuesi më i mirë i Belgjikës, sulmuesi aktual i Manchester United, ka thyer rekordin e kampionatit belg duke e luajtur ndeshjen e parë 16 vjeç e 11 ditë. “Kur debutova në minutën e 63-të të ndeshjes me Anderlecht isha si në parajsë. Realizova ëndrrën dhe premtimin. Dy vjet më vonë erdhi oferta e Chelsea. Ishte momenti kur pas 20 vitesh mjerimi familja ime u bë e pasur. Unë sot bëj shumë bamirësi sepse e di që varfëria është plaga më e madhe e njerëzimit,” – përfundoi Lukaku.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë