Loading…
Rrëfimi i ish-zonjës së parë të ISIS-it
  • 06/12/2017 | 08:46

...

Ajo kishte pranuar martesën me John Georges, një amerikan i cili kishte kaluar në Islam dhe fitoi një pozicion të lartë në qarqet terroriste. Sipas mediave të huaja.


Bëhet fjalë për Tania Georgelas, 33 vjeçe, e cila gjatë një interviste për mediat e huaja, ndër tjerash ka përshkruar udhëtimin e saj nga Anglia në Siri dhe kthimin në Amerikë.

“Ëndrrat tona ishin që të kemi vendin tonë, të ngremë familjen dhe të trajnojmë fëmijët për të qenë vrasës, ushtarë, për të shkuar në xhihad”, ka thënë Tania Georgelas. Sipas mediave të huaja, burri i saj John ishte një djalë me një rini problematike. Ai u dëbua nga shkolla dhe ishte droguar. Dhe dikur pas 11 shtatorit, ai u kthye në Islam.

Çifti ra në dashuri duke folur për xhihadin dhe ëndrrat e kalifatit. Ata u martuan në vitin 2004. Ata kishin tre fëmijë dhe i katërti ishte në rrugë, kur në vitin 2013 filluan të flisnin për t’u bashkuar me ISIS në Siri.

Pas disa ditësh në Siri, ajo dhe fëmijët e saj u sëmurën. John pranoi që të kthehen në shtëpi në Teksas, dhe prindërit e saj e ndihmuan. Kur u kthye nga Siria me fëmijët e saj, Tania kërkoi divorcin. Por sipas mediave, John ende gjendet në Siri. Madje, siç thuhet më tej, ai është një amerikan i cili ka autoritetin më të lartë në ISIS.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë