Një femër është rrëmbyer dje në qytetin e Ferizajit nga një person të cilin policia ka arritur ta identifikojë e më pas edhe ta arrestojë atë për këtë vepër.
Policia e Kosovës ka njoftuar sot se ka arrestuar një të dyshuar pasi i njëjti kishte rrëmbyer një femër, kështu duke e futur me forcë në makinën e tij dhe duke e goditur disa herë, shkruan gazetametro.net.
Me urdhër të prokurorit, policia njofton se personi i dyshuar është dërguar në mbajtje pas këtij arrestimi dhe kësaj vepre.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi qe i njëjti me force kishte futur ne veture viktimën femër K-Shqiptare me ç’rast gjate rrugës dyshohet se e kishte goditur disa here. Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./gazetametro.net