Loading…
Rrëshqitje dheu në Los Anxhelos: 15 të vdekur, dhjetëra të zhdukur, 300 persona të bllokuar
  • 10/01/2018 | 23:27

...

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e baltës kanë vrarë të paktën 15 persona dhe kanë shkatërruar disa shtëpi në veri të Los Anxhelosit, atje ku zjarret e muajit të kaluar dogjën kodra të tëra me pemë e bimësi.


Numri i viktimave mund të rritet ndërsa sot operacionet e kërkimit-shpëtimit për të mbijetuarit janë forcuar me ardhjen e një ekipi të madh, përfshirë dhe ndihma e ofruar nga Roja Bregdetare, Garda Kombëtare dhe agjenci të tjera të zbatimit të ligjit.

Duke përdorur helikopterë dhe qen, ekipet e shpëtimit nxorën banorët e bllokuar brenda shtëpive apo ata që kishin ngecur në baltën e thellë deri tek kyçi i këmbës.

Dhjetra të tjerë që nuk kanë mundur të evakuohen apo që nuk do të evakuohen, janë raportuar si të zhdukur.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë