Loading…
Rreth 300 filma shfaqen në festivalin ‘Anibar International’
  • 11/08/2017 | 14:13

...

Edicioni i tetë i festivalit “Anibar International Animation Festival” do të hapet më 14 gusht dhe do të zgjasë deri më 20 gusht, ndërkaq Peja është qyteti ku do të zhvillohet ky festivali i animacionit.


Edicioni i tetë i festivalit “Anibar International Animation Festival” do të hapet më 14 gusht dhe do të zgjasë deri më 20 gusht, ndërkaq Peja është qyteti ku do të zhvillohet ky festivali i animacionit.

Kjo është bërë e ditur në një konferencë për media të organizuar nga Anibar International Animation Festival, në të cilën u bë shpalosja e programit të edicionit të tetë të festivalit.

Drejtori i këtij festivali, Vullnet Sanaj, tha se këtë vit ka pasur rritje të madhe të filmave pjesëmarrës, ku do të shfaqen rreth 300 filma në katër kinema të hapura dhe të mbyllura.

Sanaj: Ka rritje të madhe të filmave

“Gjatë këtij viti ka pasur një rritje të madhe të filmave që kanë marrë pjesë, do me thënë, këtë vit do të shfaqen deri në 300 filma në katër kinema të ndryshme, dy prej tyre janë të hapura, kinemaja e Liqenit dhe kinemaja Kubat, dhe dy të tjera janë kinema të mbyllura, kinemaja “Jusuf Gërvalla”, tha Sanaj.

Tema e këtij edicioni të festivalit “Anibar International Animation” është rikthimi i qytetit dhe gjatë ditëve sa zgjat festivali do të organizohen panele për të diskutuar për këtë çështje.

Në kuadër të festivalit janë hapur edhe 6 punëtori, të cilat kanë për qëllim avancimin dhe aftësimin e të rinjve për filmin e animuar.

Sipas Sanajt, këtë vit në fokus të festivalit është shteti i Holandës, ku do të shfaqet një punëtori dhe dy programe nga festivali “Click” në Amsterdam.

Ai, po ashtu, tha se gjatë festivalit do të shfaqen edhe filma të metrazhit të gjatë dhe do të ketë “caffe and talks”, ku do të prezantohen film-bërësit dhe do të shpalosin eksperiencat e tyre.

Në kuadër të festivalit do të hapet edhe ekspozita e Josh Fitz Gabel, anëtar i jurisë në “Anibar International Animation”, i cili të shtunën do të ketë edhe një retrospektivë në kinemanë “Jusuf Gërvalla”.

Sanaj tha se gjatë kohës sa do të zgjasë festivali do të shpalosen edhe programe speciale nga festivalet e tjera bashkëpunëtore me Anibar.

Sanaj: Do të shfaqen programe speciale

“Gjatë festivalit do të ketë programe speciale, filma nga festivalet tjera bashkëpunëtore me Anibal, këtë vit kemi një program nga festivali ANC, i cili gjithashtu do të shfaqet në kinemanë “Jusuf Gërvalla”. Gjithashtu, kemi edhe një program, festivali Anka, i cili mbahet në Sllovaki dhe kemi prezantime që do të ndodhin çdo ditë, do me thënë edhe në galerinë e qytetit”, tha ai.

Ndërsa, zëdhënësja për media e Anibar, Pranvera Selimi tha se në kuadër të festivalit janë organizuar edhe “party” të ndryshme ku do të performojnë grupe muzikore vendore siç janë “Asgjë sikur dielli”, Buta, Eugen Bushpepa, Dj të ndryshëm, etj.

Selimi: Në festival do të ketë edhe “party” me këngëtarë të ndryshëm

“Ka për t’u zhvilluar në të gjitha netët, prej të hënës deri të dielën, zakonisht para ndejave. Do të jetë një program special që zhvillohet në kinema “Kuba”, ndërsa pas asaj do të vazhdojë në parkun “Karagaq”. Line up varion, do me thënë ka bende, ka DJ, këngëtarë të ndryshëm. Fillojmë natën e parë që është hapja në 19:30. Pas hapjes do të jetë “Asgjë sikur dielli” te koshat edhe përveç “Asgjë sikur diellit”, ka edhe bende të ndryshme edhe këngëtarë të tjerë, si Eugen Bushpepa”, tha ajo.

Deri më tani sipas organizatorëve 50 vizitorë janë siguruar për ardhjen e tyre në festival, mirëpo ka interesim të madh edhe nga njerëzit tjerë që të përcjellin festivalin.

Përveç mediave vendore, këtë vit festivali po përcillet edhe nga magazinat ndërkombëtare të cilat shkruajnë veçanërisht për animacione siç janë Cartoon Brew dhe ZB frames.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë