Loading…
Rrëzohet qeveria e Angela Merkel?!
  • 14/06/2018 | 14:31

...

Qeveria e kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, është në rrezik dhe mund të rrëzohet nga pushteti gjatë kësaj jave, përcjellë Gazeta Metro.

Njohësit e çështjeve politike në Gjermani dhe mediat thonë që problemi rreth politikave të emigracionit mund të bëjnë që Bundestagu gjerman të thërrasë një votëbesim që Merkel do të humb ta humbte nëse nuk arrin pajtim për këto politika brenda koalicionit me partnerët e saj.

Merkel përballet me kundërshtime nga partneri i saj në qeveri, partia bavareze CSU. Një çështje e tillë ka qenë gjithnjë problematike në qeverisjen e Merkelit, por kësaj radhe kërkesave të CSU’së po u bashkohen edhe njerëz nga partia e Merkelit, të cilët po e braktisin ngadalë lideren e tyre.

Megjithatë, duket që prapa politikave për azil për të huajtë fshihet beteja për pushtet. MerkelMustGo quhet fraksioni në partinë e Merkelit që është kundër saj, bashkë me partinë bavareze CSU. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë