Loading…
Rritet sërish çmimi i naftës, mësohet arsyeja
  • 20/02/2018 | 11:25

...

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës, Mohammed Barkindo ka treguar se çmimi i naftës ka pësuar rritje.


Çmimi i naftës Bruto vazhdon të rritet për shkak të furnizimeve të reduktuara nga Kanadaja nëpërmjet tubacionit të naftës Keystone, i cili ende nuk është në kapacitet të plotë për shkak të rrjedhjeve që ndodhën në fund të vitit të kaluar.

Në fund të tregtimit aziatik, nafta e papërpunuar tregtohet rreth 62.28 dollarë për fuçi, e cila jep një rritje prej rreth 1.19 për qind.

Ndërsa, në anën tjetër çmimi i arit ka rënë për ditën e tretë me radhë për shkak të dollarit që ka thyer një minimum trevjeçar. Aktualisht çmimi i arit është rreth 43.13 dollarë për një gram.

Euro u dobësua kundrejt dollarit gjatë tregtimit aziatik, i cili u shkëput nga një nivel i ulët trevjeçar që u regjistrua të premten. Aktualisht, euro shkëmbehet për 1.2373 dollarë, që në fillim të tregtimit evropian tregon një fitim prej 0.27 për qind.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë