Loading…
Rritja e zv/ministrave s’ka të ndalur, qeverisë i shtohet edhe një
  • 09/11/2018 | 19:59

...

Shtimi i numrit të zv/ministrave në qeverinë Haradinaj nuk ka të ndalur.


Kështu, qeveria e Kosovës ka shtuar edhe një zv/ministër, transmeton gazetametro.net

Qeveria Haradinaj ka emëruar sot si zëvendësministër Gjergj Bekën nga Aleanca Kosova e Re.

Beka do të jetë zv/ministër në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Më parë ai ishte i punësuar në Komunën e Mitrovicës, si zyrtar për gjendje civile.

Për këtë ka njoftuar edhe vetë Beka, nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Falënderoj Presidentin Behgjet Pacolli dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj për besimin e dhënë dhe zotohem se do angazhohem dhe do të punoj me nderë dhe përgjegjësi ashtu siç kam punuar deri me sot.”, ka shkruar Beka.

Ndryshe, qeveria Haradinaj ka qenë shënjestër e kritikave të shumta edhe për shkak të numrit të madh të zëvendësministrave. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë