Loading…
Rrobat e bardha janë më të përshtatshme për temperatura të larta: Atëherë pse beduinët veshin të zeza? (Foto)
  • 10/08/2017 | 22:53

...

Beduinët në diellin e Saharës veshin rroba ngjyrë të zezë. Por parashtrohet pyetja se përse me rroba të zeza?


Është vërtetuar se ngjyra e zeza i thithë rrezet e diellit, ndërsa e bardha e reflekton. Logjika e dëshmon se është më mirë që në diell të mbajmë veshur rroba të bardha, sepse ajo reflekton në gjithçka.

Megjithatë, beduinët veshin të zezë. Mirëpo, lëkura e beduinëve sikur se e disa kafshëve të tjera të shkretëtirës kanë qime të zeza, ndërsa shumica e zogjve të arktikut kanë pupla të bardha, transmeton gazetametro.net

Dy studime rreth kësaj çështje:

Para së gjithash, rrobat kanë të njëjtin raport sikurse me lëkurën tonë ashtu edhe me diellin. Me fjalë tjera, ngjyra e zezë e thithë më shumë rrezatimin në trupin tonë, ashtu siç do të thithtë rezet e diellit në pjesët e dukshme dhe pjesët me rreze infra të kuqe. Në mënyrë të njejt, ngjyra e bardhë do ti reflektonte  rrezet e diellit dhe nuk do të lejonte të depërtonin në lëkurë.  Materiali i zi thithë energjinë kryesisht të rrezeve infra të kuqe, të cilat syri i njeriut nuk mund t’i sheh. Për këtë arsye veturat me ngjyrë të zezë janë me nxehta në prekje se ato me ngjyrë të bardhë ose ngjyrë të zezë, transmeton gazetametro.net

Ky detaj është mënyra më e mirë për të zbuluar një studim të madh i cili është kryer në vitin 1978 që ka hulumtuar ndikimin e puplave me ngjyra të ndryshme në temperatura të ndryshme dhe në mjedisin e bardhë dhe në atë të zi.

Rezultatet e kanë treguar të kundërtën.

Në kushte të ftohta klimatike ku nuk ka as erë, ngjyra e zezë është më e mira për tu mbrojtur. Ndërsa në temperatura të ngrohta pa erë, ngjyra e bardhë e ka mbrojtur trupi nga rrezet e diellit dhe nuk ka lejuar që temperaturat të depërtojnë në lëkurë. Por kur këtyre kushteve klimatike u shtohen erërat, gjerat ndryshojnë. Në rast që ka erë me shpejtësi 3m/s atëherë ngjyra e bardhë e thithë më shumë temperaturën e nxehtë. Dhe kjo gjë e dëshmon se ngjyra e zezë në kushte kur ka erë dhe temperatura është e lartë, më së miri e mbron trupin nga temperaturat dhe mbi të gjitha na e bën më të kuptueshëm se përse Beduinët veshin rroba të zeza.

Përse është kështu?

Ngjyra e zezë i thithë të dy rrezatimet, edhe atë të diellit edhe të lëkurës tonë. Mirëpo nëse rrobat janë të gjëra dhe jo të ngushta për trupi, era që fyen e bën të rrotullohet energjia e rrezeve dhe e mundëson “relaksimin” nga temperaturat e larta.

Rezultate të ngjashme ka treguar edhe një studim, që ka hulumtuar pikërisht mbi veshjet ngjyrë të zezë të Beduinëve.

Çka mund të sjellim si përfundim?

Në shumicën e rasteve, rrethanat në të cilat jetojmë – në rrugët e qyteteve në të cilat gjatë verës nuk ka aspak erë, është më e mirë që t’i ndjekim rekomandimet e një mjeku – të veshim rroba të bardha dhe të gjëra./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë