Loading…
Rruga më e ngushtë në botë, nuk mund të kalojnë as xhenazet
  • 28/01/2018 | 16:40

...

Rruga në këtë lagje është vetëm 30 cm e gjerë dhe gjendet në lagjen më të vjetër të kryeqytetit të Irakut, Bagdad.


Ajo është e vendosur në mes të shtëpive më të vjetra se nëntë dekada në lagjen “Kesare” në Bagdad. Popullata lokale e quan rrugë “derbune”, që do të thotë “rrugë e ngushtë”.

Rruga është 70 metra e gjatë dhe bri saj ka 8 shtëpi. Shtëpitë janë të vjetra, të lënë pas dore dhe të vogla, duke e bërë jetën më të vështirë për njerëzit që jetojnë në to, transmeton Klan Kosova.

Asnjë makinë nuk mund të hyjë në rrugë, dhe banorët përdorin mjete tejet të vogla si biçikleta për të kryer transportin e produkteve të tyre ushqimore. Por, kjo nuk mjafton.

Një nga pronarët e shtëpisë në “Rrugën më të ngushtë”, Yasir Mutassar tha se ata nuk janë në gjendje të blejnë mobilje për shtëpitë e tyre.

“Bleva një makinë larëse (lavatriçe), por nuk arrita ta çoja në shtëpinë time, kam pritur për orë të tëra në rrugë, pas së cilës ia kam shitur dikujt tjetër”, tha Mutassar.

Megjithatë, pavarësisht nga të gjitha këto vështirësi, ai ka jetuar në këtë rrugë për 35 vjet. Edhe Abu Abdullah jeton në këtë lagje. Sipas tij, edhe xhenazet nuk mund të kalojnë.

Në këtë rrugë, shtoi ai, për vite me radhë, arabët sunitë dhe shiitë jetojnë së bashku, shkruan Ora.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë