Loading…
RTK: Ivanovicin e vrau Beogradi, në bashkëpunim me gruan e tij dhe…
  • 09/11/2018 | 20:39

...

Vrasja e Oliver Ivanovic’it ka tërhequr vëmendjen e opinionit botëror dhe ndërkombëtar.


Deri tani, ende ishte e paqartë se kush kishte dhënë urdhërin për vrasjen e politikanit serb nga Kosova, shkruan gazetametro.net

Por, sipas emisionit ‘’Udhëve’’ të RTK, Ivanovici u vra me urdhër të Beogradit.

RTK citon dëshmitë nga gazetarët hulumtues serbë të produksionit ‘Rekoshed’’ dhe ato të dëshmitarëve të ndryshëm, sipas të cilave Beogradi, nëpërmjet shërbimeve sekrete serbe, kishte vrarë Ivanovicin.

Për më tepër, kjo ishte bërë në bashkëpunim me vetë gruan me të cilën Ivanovic po bashkëjetonte, Milena Ivanovic, e cila ishte rekrutuar nga shërbimi sekret serb.

Përveç gruas së tij, këtu ishte i përfshirë edhe Shefi i të Ashtuquajturës Zyrës për Kosovën nga qeveria e Serbisë, Marko Djuric.

Ndryshe, Ivanovic nga qeveria serbe njihej si një nga zërat më kritikë të politikave të Beogradit dhe Vucic’it. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë