Mufail Limani do të jetë ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, derisa ky institucion të zgjedh drejtorin e ri.
Kështu është vendosur sot në mbledhjen e Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
Një vendim të tillë, Bordi i RTK-së e ka marrë duke u bazuar në kompetencat e tij të përcaktuara me Ligjin dhe Statutin e RTK-së.
Limani do ta ushtrojë detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm duke filluar nga data 28.01.2019, pasi drejtorit aktual, Mentor Shala, i skadon mandati më 27 janar 2018.
Këtë fuksion, Limani do ta ushtrojë deri në zgjedhjen e Drejtorit të ri të Përgjithshëm të RTK-së, por jo më shumë se gjashtë muaj, ashtu siç është e përcaktuar me Statutin e RTK-së”, thuhet ne njoftimin Bordit të RTK-së.
Mufail Limani deri më tani ka ushtruar pozitën e Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të RTK-së.