Loading…
“RugovaNoise” – mes muzikës, ajrit të pastër dhe natyrës së mrekullueshme |FOTO
  • 28/08/2018 | 19:21

...

Malet e Rugovës tashmë janë shndërruar në një atraksion turistik për shumëkë në vend, rajon por edhe botë. Ju mund ta vizitoni në çdo stinë këtë krahinë të mrekullueshme, duke qenë të sigurt për argëtimin tuaj, i cili fillon me shëtitjet në natyrë, me gjelbërimin marramendës, me ekspedita të gjata zbuluese të vendeve më të bukura, me shijimin e ushqimeve natyrale dhe mikpritjes së pashoqe.


E për këtë të shtune ky vend ka rezervuar dhe diçka tjetër për juve. Kjo grykë do të kumbojë nga katër DJ të ndryshëm, ndër më të mirët që do të jenë pjesë e një organizimi të veçantë deri më tani.

E ky organizim do të bëhet nga djemtë dhe vajzat që po ashtu organizojnë festivalin Into the Park, të cilët po kthehen pak më ndryshe.

“RugovaNoise” – do t’iu japë mundësinë që ta përjetoni një përvojë të paharrueshme të muzikës elektronike mes ajrit të pastër e natyrës që është treguar vërtetë bujare me këtë vend.

Yjet do të shndërrisin pastër në hapësirat e amfiteatrit në Drelaj të Rugovës, vend ky ku edhe është rezervuar për këtë ngjarje muzikore. Tingujt e muzikës elektronike dhe tekno në një amfiteatër të hapur do ja japin një veçanti kësaj ngjarje.

“Vendin e kemi vendosur për shkak të veçantisë që e ka si amfiteatër dhe lokacionit (në mes të malit) e kemi vlerësuar si vend perfekt për të realizuar performance muzikore të zhanrit techno. Të gjithë DJ- të po ashtu do të lëshojnë muzikë tekno”, kanë thënë organizatorët.

“RugovaNoise” është projekt i organizatës jo qeveritare Into the park, organizatë kjo që për disa vite rresht ka organizuar edhe festivalin Into the Park.

“RugovaNoise” do të zë vend të mërkurën duke filluar prej orës 16:00 e deri në orët e mëngjesit. Po ashtu është menduar edhe transporti për të gjithë ata që nuk kanë mundësi të udhëtojnë me veturat e tyre nga qyteti i Pejës e deri në Drelaj, aty ku dhe do të zhvillohet kjo ngjarje.

Ju mund t’i gjeni të gjitha informacionet në faqet e tyre në Facebook dhe Instagram.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë