Loading…
Rusët pushtojnë edhe Vlorën
  • 24/06/2018 | 23:29

...

Edhe pse ende në qershor, të shumtë janë turistët që zgjedhin bregdetin e Vlorës për të kaluar pushimet.


Një pjesë e mirë e tyre janë rusë. Sipas operatorëve turistikë, cdo ditë në Vlorë vijnë rreth 250 pushues rusë dhe disa hotele, por edhe shtëpi me qira përgjatë bregdetit, janë të prenotuara prej tyre edhe për dy muajt e ardhshëm.

Në intervistat për Top Channel ata shprehen të kënaqur me vendin që kanë zgjedhur. Sipas tyre, turizimi në Shqipëri është ende në hapat e parë, por natyra që ofron Shqipëria dhe Vlora në veçanti është e mrekullueshme dhe ushqimi që ofrohet i bën edhe më të këndshme pushimet.

“Jam nga Rusia, Moska. Është hera e parë që vij në Shqipëri. Ushqimi është shumë i mirë, ka shumë restorante me kuzhinë italiane dhe me çmim të lirë mendoj”, thotë një turiste.

“Është vërtet fantastik, kaq pastër, kaq e mirorganizuar, plazhi është fantastik, me të vërtetë këndshëm”, shprehet një tjetër.

Përveç turistëve nga Rusia, ka edhe shumë nga Polonia, por edhe Suedia. Madje, disa prej tyre kanë blerë shtëpi në Vlorë. Ata thonë se për të tretin vit vijnë sërish në këtë qytet të preferuar për të kaluar pushimet, ndaj dhe menduan të blinin një shtëpi këtu.

“Po qëndroj te shtëpia e vëllait tim, aty në kodër. Ne kemi blerë një shtëpi në Shqipëri. Është shumë këndshëm këtu, ka disa plazhe shumë të bukur, të përshtatshem si për të rritur edhe për fëmijë, vend i përkryer”, deklaron një turiste ruse.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë