Zëvendësministrja e jashtme ruse Maria Zakharova, gjatë një vizite në Serbi, pas takimit me ministrin serb të Punëve të Jashtme, Ivica Dacic, e pyetur nëse Rusia e mbështet një marrëveshje në mes të Serbisë dhe Kosovës, për ndarje të kësaj të fundit, ka thënë se Rusia do ta mbështeste atë nëse për të do të pajtohej edhe Serbia.
I pyetur nëse Rusia do ta ketë problem ndryshimin e kufijve në Ballkan, me propozimin për të ndarë Kosovën dhe caktimin e kufijve, ajo ka thënë se “kjo është më shumë një pyetje për Serbinë dhe qytetarët serbë” dhe se Rusia mbetet në përputhje me pozitën e saj, e cila, tha ajo, nuk është pozicion teorik, por praktik i bazuar në të drejtën ndërkombëtare, përcjell gazetametro.net.
Zakharova tha, që Rusia nuk do të pranojë shtrembërim të kujtesës historike, dhe ndarja e Kosovës sipas saj pa referendum, është një shembull unik në Europë. /gazetametro.net