Loading…
Rusia investitori më i madh në regjion: Shtetet që investuan më shumë në Shqipëri e Kosovë
  • 06/08/2018 | 10:39

...

Ballkani Perëndimor mund të bëhet regjion alternativë  për investimet e huaja direkte, vlerëson Insistuti i Vjenës për Hulumtime Ndërkombëtare (WIIW) në raportin më të ri, transmeton GazetaMetro.net


Arsyet për këtë thuhet të jetë fuqia punëtore që nuk është mjaftueshëm dhe infrastruktura e përmirësuar.

Në raportin e WIIW për punësimin në regjion theksohet se investimet e huaja direkte në vitin 2018 kanë ndikuar faktë golbalë si sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë, tarfifat doganore me SHBA, BREXIT’i, digjitalizimi etj.

Sipas të dhënave të bankave qendrore të vendeve të regjionit, investitori më i madh në periudhë 5 vjeçare në regjion është Rusia, e pas saj vijnë Austria dhe Norvegjia, shkruajnë maediat serbe.

Më së shumti investime ka tërhequr Slovenia, me Austrinë që ka investuar 16,4 miliardë euro për 5 vjet në këtë shtet.

Austriakët janë investitorët më të mëdhenj për periudhën 9 vjeçare 2005-2013 edhe në Serbi me 2,3 miliardë euro të investuara. Poashtu kanë investuar më së shumti edhe në Bosnje e Hercegovinë me 1,2 miliardë euro të investuara në periudhën 1994-2016.

Për periudhën 2014-2018, investitori më i madh në Kroaci është Holanda me 3,35 miliardë euro investime.

Rusia është investitori më i madh në Mal të Zi me gjithsej 426 milionë euro.

Ndërkaq Zvicra ka investuar më shumë se cdo shtet tjetr në Shqipëri me 1,08 miliard në 5 vitet e fundit, dhe në Maqedoni 277 milionë.

Në Kosovë investitori më i madh është Gjermania me 436 milionë euro. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë