Loading…
Rusia reagon pas takimit Thaçi – Medvedev në Ankara, tregon se a ka ndërruar qëndrimin Moska për Kosovën
  • 12/07/2018 | 18:09

...

Takimi i presidentit Thaçi me kryeministrin rus Dimitry Medvedev, ka bërë që institucionet ruse të vihen në presion dhe të reagojnë ndaj këtij takimi në Turqi, në qytetin Ankara.

Fotoja e Thaçit bëri që gazetarët të pyesin se a ka ndryshuar qëndrimi i Rusisë në lidhje në raportet me Kosovën, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova, të tregojë se Rusia ka qëndrimin e njejtë për Kosovën dhe akoma asgjë s’ka ndryshuar pas takimit të kryeministrit Medvedec dhe presidentit Thaçi.

“Qëndrimi ynë parimor për çështjen e Kosovës nuk ka ndryshuar ende”, tha Zakharova para gazetarëve.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e publikoi një fotografi në rrjetin social Facebook, teksa bashkëbisedonte me Dimitry Medvedevin javën e kaluar në Ankara. Thaçi deklaroi se i ka kërkuar Medvedevit për krijimin e komunikimit fillestar mes Kosovës dhe Rusisë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë