Loading…
Rusia ‘shkatërron’ Arabinë Saudite, shënon fitore të thellë |VIDEO
  • 14/06/2018 | 19:05

...

Nikoqiri Rusia e ka nisur mirë Kampionatin Botëror 2018, duke e mposhtur në ndeshjen hapëse Arabinë Saudite.

Në ndeshjen e zhvilluar në Moskë kombëtarja ruse shënoi fitore bindëse me rezultat prej 5 me 0, ndërsa dominuan kundërshtarin përgjatë tërë takimit, transmeton Koha.net.

Golin e parë e shënoi me kokë Yury Gazinskiy, pas një krosimi të bukur nga Zobnin.

Epërsinë e dyfishoi me një gol shumë të bukur ylli i Villarrealit, Denis Cheryshev, i cili shënoi edhe një gol spektakolar në minutën e 90+1 për rezultatin  4-0.

Kurse golin e tretë e kishte shënuar Artem Dzyuba. E golin e fundit e shënoi Golovin nga gjuajtja e lirë në minutën e 90+5.

Në krye të Grupit A tani Rusia është lider, përderisa në të njëjtin grup përballen nesër Uruguai e Egjipti.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë