Loading…
Sa amerikanë u vranë në luftën e Vietnamit?
  • 06/06/2017 | 21:05

...

Lufta e Vietnamit ishte një konflikt i gjatë dhe i kushtueshëm në të cilin luftuan amerikanët bashkë me Vietnamin Jugor, kundër Vietnamit Verior që përkrahnin komunizmin e që njiheshin si ‘Vietkongu’.


Kjo luftë që ndau popullin vietnamez përfundoi me dorëzimin e amerikanëve më 1973 dhe bashkimin e Vietnamit nën kontrollin komunist dy vite më vonë, në një shtet që u quajt ‘Republika Socialiste e Vietnamit’, shkruan Metro.

Më shumë se 3 milionë njerëz, duke përfshirë 52 mijë amerikanë, ishin vrarë gjatë kësaj lufte që zgjati nga viti 1955 deri më 1975.  Mosha mesatare e ushtarëve amerikanë të vrarë në këtë luftë ishte 23 vjet.

Lufta e Vietnamit konsiderohet nga publiku amerikan sot si një prej veprimeve më të pamatura të shtetit të tyre, të cilët e filluan atë konflikt me qëllimin që të mbrojnë aleatin e tyre ndaj komunizmit, por e humbën luftën dhe nuk arritën ta parandalojnë shtrirjen e asaj ideologjie në atë pjesë të botës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë