Loading…
Sa deputet po i mbesin Vetëvendosjes
  • 14/03/2018 | 18:27

...

Të mërkurën një grup i deputetëve që larguan nga Lëvizja Vetëvedosje dorëzuan kërkesën në parlament për formimin e një grupit të ri parlamentar.


Formimi i grupit të ri me 12 deputetë dhe kalimi i deputetes Donika Kadaj-Bujupi në AAK e lë grupin parlamentar të Vetëvendosjes me vetëm 19 deputetë në kuvend, nga 32 sa kishte deri tani, shkruan GazetaMetro.net

Formimi i grupit erdhi pas përçarjeve në VV, që kishin nisur më tepër se një vit më parë. Gjithçka kishte nisur me mospajtimet ndërmjet ish sekretarit të VV’së – tani deputeti Dardan Molliqaj, me atëkohë ish kryetarin Albin Kurti.

Problemet u bënë publike pas publikimit të mesazheve të deputetes Aida Dërguti me deputetë të tjerë, ko ajo përdori fjalë fyese.

Grupi i prirë nga Visar Ymeri e Dardan Molliqaj kërkuan një kompromis me Albin Kurtin, duke kërkuar që në krye të organizatës të një kandidat konsensual, gjë që nxiti reagimin e ashpër e deri në fyerje, nga ana anëtarëve dhe deputetëve të krahut që përkrahnin Kurtin.

Por, me zgjedhjen e Albin Kurtit për kryetar në fillim të vitit, dalja e disa prej figurave më të rëndësishme të VV’së vazhdoi, ndërsa nga e mërkura ata pritet të përbëjnë një grup të ri parlamentar.

Kështu nga grupi parlamentar më i madh, prej kësaj jave, Vetëvedosje prej kësaj jave do të ketë grupin e tretë  më të madh në Parlament.

Derisa LDK ka 27 deputetë dhe PDK 23, VV do të ketë 19 deputetë dhe ata janë:

Albin Kurti

Albulena Haxhiu

Rexhep Selimi

Adem Mikullovci

Liburn Aliu

Ali Lajçi VV

Sami Kurteshi

Ismajl Kurteshi

Fatmire Kollçaku

Arbërie Nagavci

Valon Ramadani

Arbër Rexhaj

Xhelal Sveçla

Drita Millaku

Saranda Bogujevci

Fitore Pacolli – Dalipi

Shemsi Syla

Salih Zyba

Ndërkohë, që grupi i të larguarëve pritet të quhet grupi parlamentar i deputetëve të pavarur. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë