Loading…
Sa euro më shumë do të marrin punëtorët civil dhe shëndetësorë me rritjen e pagave
  • 12/01/2018 | 17:32

...

Qeveria e Kosovës ka aprovuar sot vendimin për rritjen e pagave, duke filluar nga 1 janar 2018 për të gjitha kategoritë e të punësuarve që marrin paga nga buxheti i Republikës së Kosovës prej 4% mbi pagën bazë. Kjo rritje prej 4 për qind, kthyer në vlerë monetare është 30 euro për punëtorët e Shërbimit Civil të Republikës së Kosovës si dhe 44 euro për punëtorët shëndetësorë.

Rritja aplikohet edhe në shpërblimin e anëtarëve të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Në këtë ngritje nuk do të përfshihen të gjithë ata që kanë përfituar ngritjen e pagave sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës të datës 20 dhjetor 2017.

Me vendimin e miratuar në mbledhje të Qeverisë së Kosovës janë ndarë mjete financiare në shumë prej 54,850,00 (pesëdhjetë e katërmijë e tetëqind e pesëdhjetë) euro, për mbulimin e shpenzimeve për manifestimin multikulturor “Flaka e Janarit” 2018, në Komunën e Gjilanit.

Kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për themelimin e Bordit Këshillëdhënës të Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës. Bordi Këshillëdhënës do të jetë në këtë përbërje:

Izedin Bytyqi- MPMS,
Hysnije Maloku- MF,
Rexhep Bllaca- MTI,
Veton Alihajdari- MASHT,
Veton Firzi- MKRS,
Lah Nitaj- Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve,
Avni Ajdini – BSPK,
Safet Gerxhaliu- OEK,
Sazan Ibrahimi- Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Me vendimin e miratuar sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, Qendrat për Punë Sociale në komunat e Republikës së Kosovës caktohen si institucione përgjegjëse për vlerësimin e kategorive sociale që do të lirohen nga pagesa e premiumeve dhe bashkë pagesave, nëse identifikohen si të varfra sipas kritereve të Testit të Varfërisë.

Është miratuar vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik i pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga ndërtimi i Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit, Zonat Kadastrale Nikaj dhe Soponicë, Komuna e Kaçanikut dhe Zona Kadastrale Hani i Elezit, Komuna Hani i Elezit.

Është miratuar edhe vendimi për themelimin e Ndërmarrjes Publike Lokale “Qendra Multifunksionale” sh.a Mitrovicë, me 100% pronare të aksioneve nga KK Mitrovicë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë